Shkolla Fan Noli me status lamtumire për 14-vjeçarin që u vra me thikë: Nesër shkolla fillon ndryshe pa Martinin!

Shqipëria

Shkolla Fan Noli me status lamtumire për 14-vjeçarin që u vra me thikë: Nesër shkolla fillon ndryshe pa Martinin!

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 00:34
Foto ilustrim

Ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin ku një nxënës 14-vjeçar u vra me thikë nga bashkëmoshtarët e tij, shkolla ‘’Fan Noli’’ me status lamtumire për Martinin.

Në një status të postuar rreth orës 23:00 në faqën e shkollës në facebook shkruhet , ”nesër shkolla fillon ndryshe pa Martinin!’’

Në status stafi i shkollës shpreh dhimbjen për humbjen e nxënësit të tyre dhe trishtimin se, që nga nesër Martinin nuk do ta shohin më.

Në këtë ngjarje mbeti i plagosur edhe një nxënës tjetër i cili ndodhet nën kujdesin mjekësor në spital.

”Nesër shkolla fillon ndryshe, pa Martinin!

Sot u tronditëm të gjithë! Mësues, shokë e shoqe, çdo prind e çdo familje. Dhimbje e papërshkrueshme! 9 vite shkollë me të dhe që nesër në bankë s’do ta shohim më!

Qofsh i parajsës, engjëll!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat