Bonusi për pensionistët, Arlind Qori: Do kapin minimumin jetik vetëm një herë në vit

Shqipëria

Bonusi për pensionistët, Arlind Qori: Do kapin minimumin jetik vetëm një herë në vit

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 06:36
Arlind Qori.

Arlind Qori, kryetari i “Lëvizjes Bashkë” ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka komentuar bonusin për pensioninstët. Kryeministri Rama deklaroi se pensionistët do të marrin nga 100-150 euro bonus në muajin dhjetor.

Sipas Qorit, ky bonus i afrohet për herë të parë minimumit jetik të propozuar që prej dy vitesh nga “Lëvizja Bashkë”, por siç u shpreh ai bonusi ka një ndryshim nga ajo që “Lëvizja” ka propozuar, pasi nuk do të jetë një minimum jetik për gjithë vitin, por pensionistët do e arrijnë këtë vetëm një herë në vit.

“Është shumë interesant që kryeministri Rama merr si standard pa e deklaruar nivelin e minimumit jetik. Ndarjen e bëri te 20000 lekshi, shifra që Lëvizja Bashkë e ka propozuar prej kohësh si minimum jetik.

Për të bërë një llogari, i bie që nga 12 muaj që ka viti pensionistët shqiptar do jetojnë në minimumin jetik e sipër vetëm për një muaj në vit.

Pra vetëm për muajin dhjetor pension plus bonus do jetë mbi minimumin jetik. Pra nga 12 muaj pensionistët shqiptar do jetojnë mbi minimumin jetik, ndërsa në 11 muaj të tjerë standardi është nën minimumin jetik”, tha Arlind Qori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat