Vrasja e të miturit në shkollë, psikologia ngre alarmin: Ngjarje të tilla do ndodhin sërish, kemi sistem të korruptuar

Shqipëria

Vrasja e të miturit në shkollë, psikologia ngre alarmin: Ngjarje të tilla do ndodhin sërish, kemi sistem të korruptuar

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 06:49
Foto ilustrim

Psikologia Denada Toçe foli në një studio televizive për ngjarjen tragjike të ndodhur në mesditë në Tiranë, ku një 14 vjeçar mbeti viktimë e një përleshje me thika mes moshatarësh të ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”.

Toçi tha se arsyeja që një ngjarje e tillë ndodhi, e të tjera mund të ndodhin sërish, është një zinxhir problemesh në të gjithë sistemin e arsimit. Ajo tha se në shkolla ka shumë pak kontrolle, ndërsa shumica e psikologëve nuk e kanë kapacitetin për të punuar me adoleshentët problematik.

“Ngjarje të tilla do ndodhin sërish. Ne e kemi të korruptuar sistemin, asgjë në Shqipëri nuk është e pamundur. Këtu mund të futesh, të kesh edhe armë me vete. 14-vjeçarët janë mosha që frekuentojnë më shumë cigare, alkool dhe drogëra dhe këto i gjejnë në ambientet e shkollës. Ju më thoni që adoleshentët e tjerë nuk janë të cenueshëm? E dimë ne si reagon një adoleshentë nën efektin e narkotikëve?

Në mentalitetin e adoleshentit, ai mendon se nuk e gjen asgjë, për të, të godasësh një fëmijë me thikë, është një lojë, është marrje e terrenit, marrja e rolit të të fortit dhe mendon se nuk e gjen asgjë. Jam e bindur që më pas ka një fajësi, është një mësim shumë i madh, por është një mësim me rriskë jete. Këtë rrisk ne nuk e kemi në sistem.

Këtu del fëmija jashtë shkolle dhe nuk ka asnjë prind e askënd që të merret me të”,-tha Denada Toçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat