Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore. Kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 21°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi përmanent Jugor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.