Policia e Tiranës ka arrestuar të miturin, autor i ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e së hënës në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku u qëllua me thikë për vdekje, 14-vjeçari Martin Cani.
Sipas bluve të kryeqytetit, i mituri është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.
Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
I arrestuari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.