Baba e bir janë vendosur në pranga nga policia pasi iu gjetën rreth 50 kg drogë në kamion në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Sipas informacioneve, mësohet se droga e gjetur në kamion kishte destinacion Greqinë dhe më pas Turqinë.
Baba e bir, nga Tirana, kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për sasinë e drogës të gjetur në kamion.
Sipas burimeve nga policia, kamioni u fut në skaner sipas procedurave dhe u konstatua lënda narkotike e fshehur në rimorkio.
Mësohet se ka persona të tjerë të përfshirë dhe policia po heton rastin.