Atentati ndaj djalit të ish gjyqtarit/ Autori dyshohet se qëlloi nga xhami i pasmë i automjetit, në vendngjarje u gjetën 5 gëzhoja

Shqipëria

Atentati ndaj djalit të ish gjyqtarit/ Autori dyshohet se qëlloi nga xhami i pasmë i automjetit, në vendngjarje u gjetën 5 gëzhoja

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 10:26
Klajdi Prendi

Të tjera detaje mësohen nga atentati me armë zjarri ndaj të riut Klajdi Prendi pak pas mesnatës në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Gazetari Ervin Leka raportoi se autorët kanë qenë në pritje të 28 vjeçarit, ndaj të cilit kanë qëlluar disa herë sapo ka hipur në automjetin e tij tip G Class.

Sipas gazetarit, autori ka qëlluar ndaj tij nga xhami i pasmë i automjetit që u gjet i djegur më pas në Farkë. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur pesë gëzhoja nga arma që dyshohet se ka qenë silenciator.

“Autorët që kanë qenë duke lëvizur me Audi. Kanë qenë në pritje të Klajdi Prendit dhe në momentin që ka hipur në automjetin tip G Class, i kanë dalë dhe në xhamin anësor kanë qëlluar me disa të shtëna me armë silenciator. Janë gjetur 5 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Dyshohet se autori ka qëlluar nga xhami i pasëm i automjetit me një armë të dyshuar si silenciator pasi nuk ka pasur zhurmë qitjeje. Kanë qenë miqtë e tij që e kanë parë në automjet, kanë njoftuar policinë dhe e kanë dërguar te Trauma.”, raportoi gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat