U aksidentuan teksa shkonin për të rregulluar avarinë, ja gjendja e dy punonjësve të OSHEE

Shqipëria

U aksidentuan teksa shkonin për të rregulluar avarinë, ja gjendja e dy punonjësve të OSHEE

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Dy punonjësit e OSHEE Tauland Gjini, elektricist dhe Kej Çikaj, inxhinier kanë mbetur të plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin u përplas me një automjet tjetër pak para mesnatës së kaluar.

Gazetari Andi Shota raportoi për “BalkanWeb” se të dy janë jashtë rrezikut për jetën, por kanë fraktura të shumta dhe aktualisht ndodhen te Spitali i Traumws.

Shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga ana e punonjësve të OSHEE të cilët po ndiqnin linjën për të gjetur defektin dhe një makine i ka goditur nga pas.

Sipas burimeve punonjësit e OSHEE udhëtonin me një makinë private të amortizuar, ndërsa bëjnë disa turne orar pa orar për shkak të mungesës së stafit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat