Operacioni “Shufrat”/ Si u arrestuan babë e bir në Korçë, ja ku i kishin fshehur 56 kg kanabis

Shqipëria

Operacioni “Shufrat”/ Si u arrestuan babë e bir në Korçë, ja ku i kishin fshehur 56 kg kanabis

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 10:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy persona babë e bir janë arrestuar në Korçë pasi janë kapur me drogë. Gjatë operacionit u sekuestruan 56 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, kamioni ku ishte fshehur lënda narkotike dhe 1300 euro.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit Dashmir Hamazaraj, 68 vjeç dhe Amanti Hamazaraj, 35 vjeç, banues në Tiranë (babë e bir).

Sipas policisë, në PKK Kapshticë, në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën policore, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin kamion me drejtues shtetasin Amanti Hamazaraj dhe pasagjer shtetasin Dashmir Hamazaraj. Gjatë kontrollit, në pjesën e tavanit të rimorkios së kamionit u konstatuan të montuara 44 shufra metalike, në të cilat ishin fshehur sasi lënde narkotike cannabis sativa, me peshë totale 56 kilogramë.

Në vijim të veprimeve procedurale u shpall në kërkim shtetasi F. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet si posedues i lëndës narkotike dhe bashkëpunëtor në trafikimin e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat