Makina e autorëve të vrasjes së 28-vjeçarit Klajdi Prendi u gjet pak minuta pas krimit në Farkë, pranë liqeni duke u djegur.
Bëhet fjalë për një automjet tip “Audi A4” me portobagazh, ngjyrë gri dhe me targa greke.
Nga kontrolli i ushtruar nga policia brenda saj nuk u gjet asnjë armë zjarri, çka e bën më të vështirë rindërtimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po punon për zbardhjen e plotë të krimit që tronditi Tiranës mesnatën e kaluar.