Vrasja e 14-vjeçarit trondit vendin, sociologu Tushi: Nëse nuk marrin masa, situata do të dali jashtë kontrollit

Shqipëria

Vrasja e 14-vjeçarit trondit vendin, sociologu Tushi: Nëse nuk marrin masa, situata do të dali jashtë kontrollit

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 12:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Familja, shkolla dhe shoqëria janë përgjegjës për sjelljen e dhunshme që shfaqin sot adoleshentët. Kështu mendon sociologu Gëzim Tushi, i cili në një intervistë televizive, u shpreh se është e nevojshme një strategji afatgjate për të pasur një revolucion në tipologjinë e sjelljes në këtë grupmoshë .

Nëse këto institucione nuk marrin masat , theksoi sociologu, situata do të dali jashtë kontrollit dhe do të kemi dhe ngjarje më të hatashme, sepse ne po risim një brez adoleshentësh që kanë një lloji anarkie të brendshme duke dashur që të jenë të vetëmjaftueshëm.

“Baza kryesore ku formohet parimet morale, parimet kulturore, stofi edukativ i adoleshentëve, mënyrat e sjelljes së tyre në jetën sociale merren në familje dhe institucion shkollor. Kam përshtypjen që ‘prindërimi dhe shkolla’ kanë mbetur të prapambetur, në sistemin e tyre të komunikimit me adoleshentët” – u shpreh Tushi.

Ideologjia e forcës apo ideja që gjerat në shoqëri zgjidhen vetëm me forcë është kthyer në një tumor që po përfshinë të tërë shoqërinë, tha ai, duke vazhduar se, “shoqëria po vazhdon të individualizohet dhe sa më shumë të individualizohet aq më shumë bëhet dhe konkurrenca”.

Ndaj tha ai, kjo garë nuk do  të thotë që duhet kthyer në zgjidhjen e problemeve me armë apo me mjete të ftohta, sikurse janë mjetet prerëse.

Ngjarjen e djeshme duhet ta shikojmë në dy këndvështrime sipas Tushit, nga njëra anë është përgjegjësi e këtyre institucioneve por nga ana tjetër është dhe përgjegjësi e vetë adoleshentëve.

“Adoleshentët e sotëm të rritur në këtë klimën liberale , ku dominal është bërë trekëndëshi fatal , dëshira për para, për qejf dhe mungesa e angazhimit në gjer të dobishme sikurse mund të jenë aktivitetet humane. mungesa e besimit që a mund të jetohet dot në këtë shoqëri ka bërë që adoleshentët të bëhen individualisht ekstrem duke urryer  në mënyrën ekstreme institucionet e të edukuarit dhe figurat e edukimit sikurse janë mësuesit në shkollë dhe prindërit në familje”.

Po të bëni biseda me adoleshentët sot u shpreh sociologu Tushi, ata mendoj se prindërit të mërzisin, të ‘çajnë kokën’ dhe mësuesit nuk i kanë qejf sepse refuzojnë të jenë subjekt i institucioneve të disiplinës.

Kjo do të thotë vazhdoi ai, që ne po risim një brez adoleshentësh që kanë një lloj anarkie të brendshme duke dashur që të jenë të vetëmjaftueshëm.

“Adoleshentët sot janë egoist, janë individualist mendojnë me mentalitetin e shkurtër, Unë dhe Mua. Ky egoizëm dhe ky egocentrizëm që po ushqejnë adoleshentët bëjnë që ata të urrejnë institucionet bazike të edukimit, shkollën dhe familjen dhe dy figurat kryesore që janë  prindërit dhe mësuesit”.

Shkolla sot lë të thotë çfarë të dojë, nuk e kam fjalën për shkollën “Fan Noli“ që ndodhi ngjarja ditën e djeshme por të gjitha shkollat në vend mund të gjejnë argumente sa të duan por duhet kuptuar një gjë që përtej përgjegjësive specifike është çështje që duhet parë në mënyrën më strategjike.

“Shkolla sot është jashtë funksioneve të edukimit. Në qofse shkolla merret përgjithësisht me kurrikulën  arsimore të formimit intelektual të nxënësve ka hequr dorë ose është e pafuqishme për tu marr me fëmijët dhe adoleshentët për formimin e tyre qytetar. Kemi një përkeqësim të strukturës së tyre qytetare të strukturës të tyre edukative. Shkolla duhet të përgatisim qytetar dhe jo bisha që me gjak të ftohtë bënë vrasje.

Gjithashtu sociologu ka tërhequr vëmendjen dhe prindërve që në situata të tilla ata kanë gjetur justifikimin se brezat e sotëm po përkeqësohen dhe të gjithë njollojë janë”.

“Këta brezi i sotëm nuk merresh vesh, brezi i sotëm po përkeqësohet apo këta nuk duan t’ia dinë dhe përpiqen të shmangen përgjegjësive të tyre.”

Për Gëzim Tushin, së pari institucioni ‘mëkatar’ përgjegjës është familja.

“Familja shqiptare e ka humbur kohezionin e brendshëm social.  ka prishur strukturën e brendshme të formimit dhe të edukimit , ka rrënuar autoritetin prindëror.  nga ana tjetër nivelet  e prindërimit janë përkeqësuar dhe kjo ka bërë që raporti ndërmjet prindërve dhe adoleshentëve të reduktohen.  prindërit sot gjithmonë edhe më pak kanë kohë edukative për shkak që një pjesë të madhe të kohës ja kushtojnë luftës për të siguruar të ardhurat dhe nevojat bazike të tyre. por kjo s’do të thotë që të ndërpresim kordonin e prindërimit dhe një fëmijë jashtë kontrollit të tyre do të përdorin  alkoolin, drogën dhe më pas përdorin kriminalitetin.”

Kemi nevojë që ti biem kambanave fortë për të rregulluar prindërimin në familjet shqiptare. Nuk ka nevojë të jeni psikolog apo psiko-analist por duhet të jeni prindër dhe mos shkëpusni vëmendjen ndaj fëmijëve të tyre.

Së dyti tha sociologu Tushe, figura e dytë e edukimit është mësuesi në shkollë.

“Nuk ka mjete të tjera që merren me edukimin e fëmijëve në shoqëri përveç prindërit dhe mësuesit në shkollë.  po mësuesi që është indiferent dhe mjafton që merr regjistrin-jep notën- dhe firmos rrogën e tij.  detyra e mësuesit nuk është vetëm profesionale por dhe misionare. Duhet komunikuar me adoleshentët përtej detyrimit ligjor që kanë për mësimdhënien”.

Nëse këtu do institucione nuk marrin masat, deklaroi sociologu Tushi, situata do të dali jashtë kontrollit dhe do të kemi dhe ngjarje më të hatashme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat