Dalin pamje të rënda: Vrau 14-vjeçarin në shkollë, autori tregon thikën në rrjetet sociale! Pozon para kamerës “me krenari”

Shqipëria

Dalin pamje të rënda: Vrau 14-vjeçarin në shkollë, autori tregon thikën në rrjetet sociale! Pozon para kamerës “me krenari”

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Janë publikuar pamjet e rënda, që autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ka postuar në rrjetet sociale pas krimit të rëndë.

Image
Pamjet

Siç shihet ai tregon thikën me të cilën qëlloi disa herë Martinin, duke i marrë jetën.

Po ashtu ai pozon “me krenari” pas krimit teksa ndodhej në një makinë, e po ashtu shfaqet edhe dora e tij e fashuar, pasi ka mbetur i lënduar pas sulmit.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Në sulmin me thikë ka mbetur i lënduar edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën. Ndërkohë ditën e sotme policia bëri me dije se autori i dyshuar është arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat