Seanca maratonë për buxhetin në Kuvend, opozita proteston jashtë! Pensionistët: Puna jonë me mund e me gjak po shpërblehet në mënyrë qesharake

Shqipëria

Seanca maratonë për buxhetin në Kuvend, opozita proteston jashtë! Pensionistët: Puna jonë me mund e me gjak po shpërblehet në mënyrë qesharake

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Përkrahësit e opozitës, mes tyre edhe pensionistë, protestojnë sot jashtë Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të Mosbindjes Civile.

Teksa brenda në Kuvend zhvillohet seanca maratonë për buxhetin 2025. Protestuesit pensionistë kërkojnë trajtim dinjitoz nga qeveria për pensionistët.

Në fjalimin e tyre pensionistët u shprehën të pakënaqur, ndërsa thanë se vendi ynë ka pensionin më të ulët të Europë.

“Vetëm vota jonë , këmbëngulja jonë, protesta jonë do ta heqi këtë kriminel të Surrelit këtë Edvin Ramën këtë paloburrë që vetëm burrë nuk ka qenë dhe s’është asnjë herë. Rama ik, Rama ik”, u shpreh një pensinsitë në protestë.

 “Kam punuar për vite të tëra në arsim dhe për vite të tëra në diplomaci. Sot është ditë e shënuar në kuptimin se janë mbledhur ata pensionistë që u dhemb zemra për punën e ndershme 40. 45 vjeçare që kanë bërë dhe që shpërbleheni në mënyrë qesharake nga kjo qeveri anti-kombëtare.

Pensionistët që punuan me mund e me gjak një jetë të tërë sot kanë pensionin më të ulët në Europë. Sot asnjë shtet, as Kosova e dalë nga lufta e robëria serbe nuk ka këtë pension.  Këtu Rama u tall me 4.1 për qind, me një kile djathë të mbushur me vaj palme dhe niseshte. Qeveria e Edi Ramës duet ti gjejë paratë atje ku i ka. I ka te oligarkët.  Pasuria e tyre gjende te koncesionet e mëdha të shëndetësisë , te tre inceneratorët”, u shpreh një tjetër protestues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat