“Babzilandi quhet toka e Qeverisë”, Gjekmarkaj në Kuvend: Vrapuesi më i mirë merr ylyfene më të majme

Shqipëria

“Babzilandi quhet toka e Qeverisë”, Gjekmarkaj në Kuvend: Vrapuesi më i mirë merr ylyfene më të majme

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 19:05
Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, duke folur në Kuvend lidhur me projekt-buxhetin, tha se Qeveria ka harruar pensionistët, ndërsa i konsideroi si propagandë të gjitha çka premton Edi Rama.

“Pensionet. Ju do thoni ç’duhen pensionet, mjafton të shihni kryeministrin në television që të shkrin me qyfyre. Thinjat e tij shtohen për hallet e pensionistëve dhe ju thoni, a nuk është boll kaq?! Partizanët ndanin një lajthi në 8 pjesë, pse këta nuk duhet ta ndajnë një domate zemër kau në tetë pjesë.

Po e filloj nga familja ime që mos merrem me të tjerët. Im atë ka punuar 47 vjen, merr 165 mijë lek të vjetra. Nënë ime merr 80-mijë lek të vjetra, të dy bashkë 245 mijë lek të vjetra.

Tani drita – ujë, hesapet bëjini vetë. Ky buxhet është hipokrizi, është fyerje, humbje kohe. Por është një rit kuvendor.

Që të preken pensionistët, sidomos këta që votojnë PS, dhe mos të kërkojnë rritje nuk është çudi që Bela të dalë me dy shpata mbi shpinë kundër opozitës duke ngrënë bukë e gjizë tëksa bën inspektimin me kamera në rrugët e Shqipërisë.

Nuk është çudi që Taulant Balla të shqepet me bukë misri me djathë e me qepë në torbë tek udhëton nga Londra në Neë York dhe në avion t’u lutet shqiptarëve të marrin nga pak, të ngjallin mallin për atdheun dhe të votojn Partinë Socialiste”, tha Gjekmarkaj.

Në fillim të fjalës së tij, deputeti demokrat u ndal në ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e së hënës kur një nxënës 14-vjeçar u qëllua me thikë për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij.

“Ndjesë Martin Cani per jeten që nuk ta ruajtem dot, ndjese familjes se Martinit per dhimbjen e perjetshme që ju lamë në gji”, tha Gjekmarkaj.

Deputeti demokrat tha se ligji për Buxhetin e Shtetit duhet të ishte ligji më i rëndësishëm që ne diskutojmë në mënyrë të përvitshme në sallën e Parlamentit.

“Vrapuesi më i mirë merr ylyfene më te majme! Tek shoqëria jonë mbetet kureshtare, korrupsioni harton buxhetin dhe buxheti si bir i mirë u shërben etërve pra është bujar me korrupsionin.

Ai i shërben qeverisë jo Shqipërisë! Këtë të fundit ai e grabit! Qeveria i merr në xhepat e secilit prej nesh dhe i çon në xhepat e oligarkëve!

Babzilandi quhet toka e Qeverisë.

Nja 110 milion euro me një dorë i merr Beketi! Na thuhej që do merrte Noc Rroku. Po mori milionat e taksapaguesve! Noc rroku si patriot i vërtetë mbeti mes nesh. Ai si besnik i vërtetë i rri pranë Qeverisë në këto ditë të këqija!”, tha Gjekmarkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat