Apeli i Posaçëm e la në burg/ Reagon Meta: Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia, por kjo nuk e ndal betejën tonë

Shqipëria

Apeli i Posaçëm e la në burg/ Reagon Meta: Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia, por kjo nuk e ndal betejën tonë

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 19:29
Meta dhe Kryemadhi

Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman.

Desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.

Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat