Gazetarja: Ibrahim Lici ishte në mas*krën e Dobraçit, mori 2 plumba

Shqipëria

Gazetarja: Ibrahim Lici ishte në mas*krën e Dobraçit, mori 2 plumba

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 06:07
Ibrahim Lici

Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar në “Now me Erla Mëhilli” se i shumëkërkuari Ibrahim Lici, ka qenë prezent në masakrën me 4 vitikma në Dobraç të Shkodrës.

Sipas informacioneve të gazetares, Ibrahim Lici është plagosur me dy plumba mesditën e 30 tetorit 2024 dhe është mjekuar në një spital në Tiranë.

“Përfundimisht ai person ka qenë Ibrahim Lici. Kjo është verifikuar, është pranuar nga policia. Ai ka marr dy plumba, një në dorë e një në bark dhe në atë moment që ne e kemi parë në video është transportuar për në Tiranë ku ka marrë mjekim mjeko-ligjor.

Kjo gjë dihet nga ana e policisë. Është futur në dosjen hetimore dhe po punohet për të parë kush e ka marr, kush e ka sjellë dhe pse ka qenë aty. Që është i rëndësishëm ky fakt, është”-tha gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat