45 fëmijë të abuzuar në një vit vetëm në Korçë, specialistët: Sulmet seksuale mbeten të pa deklaruara

Shqipëria

45 fëmijë të abuzuar në një vit vetëm në Korçë, specialistët: Sulmet seksuale mbeten të pa deklaruara

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 13:09
Korçë

Në Korçë përgjatë një viti janë regjistruar 45 raste të abuzimit të fëmijëve që përfshijnë të gjitha format e dhunës.

Drejtoria e Kujdesit Social së bashku me Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Familjes në bashkinë e Korçës prej fillimit të vitit ka trajtuar 45 raste të abuzimit të fëmijëve, që përfshijnë të gjitha format e dhunës.

Thënë ndryshe rastet nga viti në vit janë rritur ndjeshëm duke krijuar një situatë shqetësuese për shëndetin dhe zhvillimin parësor tek fëmijët.

Ndërkohë sa i përket rasteve të abuzimit seksual sipas specialistëve ka por mbeten të padeklaruara.

Ndërgjegjësimi është një nga shtyllat kyçe për parandalimin e abuzimit,sakaq specialistë dhe mësues theksojnë se është e nevojshme të forcohen politikat edukative dhe mbështetëse për të siguruar një mjedis të sigurt për fëmijët qofshin këto nga institucionet apo edhe nga gjeneza,familja.

Vdekja e 14-vjeçarit në Tiranë është një kambanë alarmi si për institucionet arsimore ashtu edhe për shoqërinë.

Këto deklarata erdhën në ditën ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve një organizim që u bë në qytetin e Korçës me një marshim sensibilizues të fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat