Në Këshillin për Mandatin, Imunitetin dhe Rregulloren po diskutohet për mandatin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj.
Deputeti socialist u përplas me deputetin Gazment Bardhi, pasi ky i fundit e akuzoi se ka grabitur buxhetin e shtetit.
Në përgjigje ndaj tij, Sinaj tha se ai bën biznes të ndershëm dhe se akuzat e Bardhit janë gënjeshtra.
Gazment Bardhi: Ti zotëri i ke vënë zjarrin buxhetit, ke marrë lekët dhe i ke futur në xhep. Ky akt duhet të shqetësojë Kuvendin. Ti je hajdut që ke vjedhur buxhetin e shtetit. Ti je individ që në kundërshtim me kushtetutën ke futur duart e tu anë buxhetin e shtetit. Ditën që do fus duart në buxhetin e shtetit dhe pasuritë publike do duhet t ëmë bëhet gjyq publik, do duhet të shkoj në burg, në Gjykatë kushtetuese. Padisukutim, ditën që do i prek një qindarkë buxhetit të shtetit, të jesh i sigurt që do jemi nderuar të jem i akuzuar.
Vullnet Sinaj: Unë s’jam i akuzuar. Unë jam ai që akuzoj atë që ka shkatërruar pronën e shtetit. Nuk i ke thënë punës mirëmëngjes një ditë. Nuk mund të toleroj fare. Do e tregojë historia punën tënde. Unë s’kam vjedhur, bëj biznes të ndershëm. Sikur të bënin të gjithë biznes të ndershëm siç bën biznesi im. S’të lejoj fare ty, se ti ke gëlltitur një luftë çorbë të prishur dhe do vjedhësh tërë jetën do e tregojë historia punën tënde.
Gazment Bardhi: Nëse deputeti është si drejtues i mbledhjes na thuaj. E mori fjalën pa ia dhënë ju. Zotëria unë i kam dhënë lekë buxhetit për dëmin që kam shkarkuar, ti ke futur duart në buxhetin e shtetit. Na thuaj edh e lejet e ndërtimit që ke marrë në Tiranë. Ata që fusin duart në buxhetin e shtetit, siç je ti, do kesh gishtin gjithmonë të ngritur sepse ke shkelur kushtetutën
Vullnet Sinaj: Skam marrë anosje leje ndërtimi e themi publikisht, vetëm leja para se të bëhesha deputet për biznesin. Ti vazhdon të gënjesh, se s’të lë vesi. Je gështenjta dhe shpifës.