“Ka rritje të dhunës dhe bullizmit në rrjetet sociale”, specialisti i Krimit Kibernetik: Mosha më e prekur 14-22 vjeç, monitorojmë rrjetet sociale

Shqipëria

“Ka rritje të dhunës dhe bullizmit në rrjetet sociale”, specialisti i Krimit Kibernetik: Mosha më e prekur 14-22 vjeç, monitorojmë rrjetet sociale

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 15:20
Besart Çerri, specialist në Drejtorinë e Hetimit të Krimit Kibernetik

Besart Çerri, specialist në Drejtorinë e Hetimit të Krimit Kibernetik, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se ka rritje të gjuhës së dhunës dhe bullizmit në rrjetet sociale.

Çerri tha se mosha më e prekur nga dhuna online dhe bullizmi është nga 14 deri në 20 e ca vjeç. Sipas tij, Krimi Kibernetik bën monitorim të rrjeteve sociale dhe referon rastet.

Besart Çerri, specialist në Drejtorinë e Hetimit të Krimit Kibernetik: Ka rritje të rasteve të bullizmit në rrjetet sociale. Kemi kanale komunikimi me TikTok dhe me Metan. Kemi raportuar video të dhunshme në TikTok dhe janë hequr. Mosha më e prekur është mosha 14-22 vjeç. Vajzat janë ato që janë më tepër viktima, pasi preken më shumë nga këto fenomene.

Policia ka urë komunikimi me MekMek dhe çdo material pornografik sidomos me të mitur, hetohet. Ka hetime pas denoncimeve, por edhe monitorojmë. Monitorojmë rrjetet sociale edhe pa denoncim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat