Dhuna fizike dhe seksuale ndaj të miturve/ Gazetarja: Raste të shtuara në Korçë, të merren masa nga shkollat

Shqipëria

Dhuna fizike dhe seksuale ndaj të miturve/ Gazetarja: Raste të shtuara në Korçë, të merren masa nga shkollat

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Gazetarja Lorena Kodra, në një lidhje live në rubrikën Opinion në News 24 tha se edhe në qarkun e Korçës ka pasur raste të shtuara të dhunës fizike dhe seksuale ndaj të miturve.

Ajo tha se shumë raste të dhunës ndaj të miturve dhe abuzimit seksual nuk raportohen. Gazetarja shtoi se shkollat duhet të marrin masa, për të rritur parametrat e sigurisë.

Lorena Kodra: Qarku Korçë ka pasur raste të shtuara të dhunës. Dje dy të mitur janë konfliktuar me njëri-tjetrin, që kanë bërë sherr gjatë lojës së futbollit. Në një tjetër rast, një nxënës 16-vjeçar u rrah nga një 21-vjeçar. Autori goditi 16-vjeçarin me thikë. Autori është arrestuar dhe është njohur me masën e sigurisë. Fenomeni i dhunës është shtuar ndjeshëm.

Janë 45 raste të abuzimit me fëmijë, që përfshijnë të gjitha format e dhunës. Raste të abuzimit seksual ka shumë, por shpesh herë nuk raportohen. Rasti më i fundit është i një mësuesi, që dërgonte mesazhe me natyrë seksuale tek të miturat. Ndërgjegjësimi dhe marrja e masave nga shkollat mund të parandalojnë rastet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat