Nga drejtoria e shkollës te inspektori i policisë së zonës, gazetari: Ja hallkat e zinxhirit që duhet të funksionojnë për sigurinë e fëmijëve

Shqipëria

Nga drejtoria e shkollës te inspektori i policisë së zonës, gazetari: Ja hallkat e zinxhirit që duhet të funksionojnë për sigurinë e fëmijëve

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 15:57
Gazetari Igli Çelmeta

Gazetari Igli Çelmeta në rubrikën “Opinion” në News24 u shpreh se ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë, ku një nxënës i shkollës Fan Noli humbi jetën pasi u qëllua për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, tregon se hallkat e zinxhirit nuk kanë funksionuar.

Çelmeta tha se nëse funksionojnë të gjitha hallkat atëherë edhe zinxhiri funksionon dhe ngjarje të tilla parandalohen.

“Duhet të funksionojnë të gjithë hallkat nga drejtoria e shkollës, mësuesja kujdestare, oficerja e sigurisë, Policia e Shtetit, inspektori i policisë së zonës.

Duhen shtuar oficerët e sigurisë, në shkollën Sami Frashëri ka 1500 nxënës, çfarë mund të bëjë një oficer sigurie?

Kemi paketën e sigurisë që u promovua, ku është sot ajo paketë? U harrua me largimin e ministrit të Brendshëm që e nisi”, tha Çelmeta.

Ai tha se Policia e Shtetit duhet të bëjë kontrolle lidhur me armët e ftohta që shiten sheshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat