U tall me vrasjen e 14-vjeçarit, adoleshenti pendohet: Ju kërkoj falje gjithë shqiptarëve

Shqipëria

U tall me vrasjen e 14-vjeçarit, adoleshenti pendohet: Ju kërkoj falje gjithë shqiptarëve

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 16:34
Adoleshenti

Një video skandaloze ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku një adoleshent është tallur me vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë. Adoleshenti që u procedua sot dhe me banim në SHBA thoshtë në video se “mirë ia bënë”, ndërsa ai cilësohej nga personat rreth tij si “gjuajtës”.

Menjëherë pas publikimit të videos, i mituri është proceduar penalisht edhe nga policia.

Pas kësaj, i mituri ka kërkuar falje për fjalët që ka thënë. Ai tha se iu kërkon shumë falje të afërmve të viktimës dhe të gjithë shqiptarëve.

“Kam bërë shumë gabim. I kërkoj falje djalit që ka nxjerrë foto. I kërkoj shumë falje familjes, u kërkoj falje të gjithëve, shokëve të atij, shoqeve të tij, ju kërkoj falje të gjithë shqiptarëve. Është gabimi im, më falni, më falni, më falni”, ka thënë në mesazhin e tij i mituri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat