Ndalimi i TikTokut dhe Snapchat-it në Shqipëri, Çipa: Rama është dashur t’i referohet ndonjë raporti

Shqipëria

Ndalimi i TikTokut dhe Snapchat-it në Shqipëri, Çipa: Rama është dashur t’i referohet ndonjë raporti

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 18:36
Aleksandër Çipa

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se qeveria e tij po mendon të ndalojë përdorimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it.

Gazetari nga Shqipëria, Aleksandër Çipa në emisionin “Ditari”në Tëvë 1 tha se ky deklarim i Ramës është duke u parë më skepticizëm.

“Ka një diskutim tjetër që vjen edhe nga mjedisi i gazetarisë dhe i opinion bërjes që nisjen e kryeministrit, Edi Rama e sheh më një lloj skepticizmi. Në qoftë se mendohet se dy nga rrjetet sociale dhe për të cilat ishte deklaruar Rama janë mjaft penguese për ripërsëritjen e dramave dhe tragjedive në mjediset shkollore apo edhe qoftë në kategoritë e fëmijëve kjo mendoj që nuk është e mjaftueshme. Por, nëse  edhe pas kësaj nisje mund të kemi tendenca të tjera për të reduktuar rrjetet sociale kjo pastaj sjellë një pasojë politike dhe pse jo mund ta mbartë edhe një kontekst elektoral në të cilin ndodhet aktualisht Shqipëria”, ka thënë gazetari nga Shqipëria.

Ai tha se Rama nuk përmendi apo iu referua ndonjë raporti konkret dhe për këtë deklarim është dashur që të këtë një hulumtim.

“Unë mendoj që Rama është dashur që t’i referohet ndonjë raporti të përgatitur metodologjikisht mbi baza shkencore dhe … të kishte ku të referohet. Nëse do ta bënte këtë do të evitoheshin paragjykimet aq më tepër hamendësimet. Sot ne nuk e kemi ndonjë dokument që i referohet kryeministri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat