Vrasja e 14-vjeçarit që tronditi opinion publik, Karamuço: Mjeku bëri mrekulli me fëmijën e dytë, do kishte ndërruar jetë nëse…

Shqipëria

Vrasja e 14-vjeçarit që tronditi opinion publik, Karamuço: Mjeku bëri mrekulli me fëmijën e dytë, do kishte ndërruar jetë nëse…

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 07:33
Foto nga emisioni

Eksperti i kriminalistikës Evin Karamuço u shpreh këtë mbrëmje në Top Story se ngjarja e ndodhur në afërsi të shkollës Fan Noli mund të kishte pasur dy viktima.

Ai tha se edhe fëmija e dytë që ka mbetur i plagosur, shoku i Martin Canit, do të kishte ndërruar jetë nëse një mjek ortoped nuk do t’i kishte qepur plagët në vendngjarje, e më pas ta niste drejt spitalit të Traumës.

“Në këtë ngjarje, do kishim dy viktima, shoku i viktimës është plagosur rëndë në vendngjarje, ka qenë fati i tij që një mjek ortoped te klinika ka bërë qepjen e plagëve aty, dhe pastaj e kanë dërguar në Ushtarak, nëse nuk do bëhej qepja, do kishte vdekur dhe ai.

Sulmi ka qenë shumë intensiv”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat