Era e fortë dëmton çatinë e spitalit të Pukës dhe disa pallate në Fushë Arrëz

Shqipëria

Era e fortë dëmton çatinë e spitalit të Pukës dhe disa pallate në Fushë Arrëz

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 09:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë natës së kaluar në qarkun e Shkodrës ka pasur erë të fortë dhe reshje shiu.

Si pasojë e motit të keq, nga era e fortë është dëmtuar çatia e spitalit të Pukës.

Po ashtu, ka dëmtime në disa pallate në qytetin e Fushë Arrëzit, ku është zbuluar çatia nga era e fortë është shkëputur katramaja.

Në territorin e bashkisë Fushë Arrëz si pasojë e reshjeve të dendura të shiut janë dëmtuar pothuajse të gjitha rrugët rurale, rrëshqitje të dherave dhe rënie të gurëve në rruge. Që nga dje mbasdite ka shkëputje te energjisë elektrike në Njësitë Administrative Qafë-Mali, Iballe, dhe Blerim.

Në Vaun e Dejës ka mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra të Njad Vau Dejes, Bushat.

Në fshatrat e Njad Hajmel dhe Vig Mnele mungon plotësisht energjia elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat