Erë e fortë dhe reshje shiu gjatë natës, disa zona të Shkodrës pa energji elektrike!

Shqipëria

Erë e fortë dhe reshje shiu gjatë natës, disa zona të Shkodrës pa energji elektrike!

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Raportohet se në Bashkinë Vau i Dejës, në disa fshatra të njësive administrative, Bushat, Hajmel dhe Vig-Mnele, mungon plotësisht energjia elektrike.

E njëjta problematikë dhe në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz, ku si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, janë dëmtuar pothuajse të gjitha rrugët rurale, janë shënuar rrëshqitje dherash dhe rënie gurësh në rrugë.

Po ashtu, që nga dje pasdite, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në njësitë administrative Qafë-Mali, Iballe dhe Blerim. Mësohet se janë dëmtuar disa pallate në qytetin e Fushë-Arrëzit, ndërsa çatia e një katramaje është shkëputur nga era e fortë.

Edhe në spitalin e Pukës është dëmtuar çatia e spitalit si pasojë e erës së fortë, e cila ka shkëputur një pjesë të çatisë me përbërje llamarine.

Njofitmi

Ju informojmë se gjatë natës, në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër ka pasur erë të fortë dhe reshje shiu. Aktualisht, reshjet e shiut kanë pushuar.

Sipas informacionit nga strukturat MC të Bashkisë Vau i Dejes, ka pasur mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra të njësive administrative Vau i Dejes dhe Bushat. Në fshatrat e njësive administrative Hajmel dhe Vig-Mnele, mungon plotësisht energjia elektrike.

Në Bashkinë Pukë, është dëmtuar çatia e spitalit si pasojë e erës së fortë, e cila ka shkëputur një pjesë të çatisë me përbërje llamarine.

Në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, janë dëmtuar pothuajse të gjitha rrugët rurale, janë shënuar rreshqitje dherash dhe renie gurësh në rrugë. Që nga dje pasdite, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në njësitë administrative Qafë-Mali, Iballe dhe Blerim. Po ashtu, janë dëmtuar disa pallate në qytetin e Fushë-Arrëzit, ndërsa çatia e një katramaje është shkëputur nga era e fortë.

Po rrezikohet banesa e shtetases Leonora Morina, pasi një masiv shkëmbor është shkëputur dhe i ka rrezikuar shtëpinë.

Sipas informacionit nga Drejtoria Rajonale e Vetëqeverisjes Vendore Shkodër (DRV), qarkullimi vijon pa probleme dhe firmat mirëmbajtëse janë në gatishmëri me mjete dhe punonjës.

Nga Drejtoria e Ujërave të Kaskadës së Drinit dhe Liqenit të Shkodrës (DrUK) informohemi se, gjatë 24 orëve të fundit, reshjet e shiut prej rreth 30 mm nuk kanë shkaktuar probleme në infrastrukturën e kullimit, në argjinaturat dhe në digën e rezervuarit të Shtodrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat