Prokuroria ka ashpërsuar akuzën për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit.
Prokuroria e akuzon të miturin për “vrasje në rrethana cilësuese”.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se policia e kishte referuar rastin për akuzën e “vrasjes me dashje”. Mbi të miturin rëndin edhe akuza e “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Rasti tragjik i vrasjes së adoleshentit ndodhi 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.
Pas një konflikti mes adoleshentëve, mbeti i vrarë Martin Cani dhe u plagos shoku i tij. Rasti ngriti alarmin e sigurisë nëpër shkolla.