Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka marrë pjesë sot në protestën e zhvilluar pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani disa ditë më herët nga një bashkëmoshatar i tij.
Malkaj tha ndër të tjera se në kohën e tij, mësuesit i donin nxënësit. Sipas tij, sot 90 përqind e arsimtarëve janë të paaftë, duke shtuar se arsimtarët e aftë mbeten rrugëve.
“Unë u tmerrova kur pashë ato tre kukumjaçkat që zgërdhiheshin në një kohë aty që mbahej një minutë heshtje. Është turp i madh, nuk janë as nëna, as vajza dhe as njeri. Janë sa kafshë dore që i udhëheq zvarrë ai ndyrësia i gjatë. Më thoni një rast ku për 12 vite me radhe t’i kenë thënë atij kryeministrit “ej këtu e ke gabim”. Ai i varros së gjalli.
Kjo që ndodhi, ça Tik-Tok, Taktuk? Edhe ne nxënës kemi qenë, ne na donin mësuesit, na përqafonin, por ky 90% të mësuesve i ka të paaftë. Edhe kush është ndonjë i aftë e hedhin nga gardhi. Shumë ngushëllime familjes, më vjen shumë keq, marr pjesë në dhimbjen e tyre”, tha Malkaj.