U plagos me thikë pas sherrit në Qytet Studenti, zbardhet identiteti i të riut

Shqipëria

U plagos me thikë pas sherrit në Qytet Studenti, zbardhet identiteti i të riut

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 13:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zbardhet identiteti i të riut që u plagos me thikë në Qytet Studenti. Referuar burimeve nga policia, gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se i plagosur ka mbetur shtetasi Aron Demiraj, 20 vjeç.

Mësohet se i riu është transportuar në Spitalin e Traumës dhe ka një plagë në dorë. Policia ka identifikuar dhe autorin e plagosjes, i identifikuar si A.A., 19 vjeç.

Mes dy të rinjve ka pasur një konflikt që ka sjellë më pas dhe përdorimin e armëve të ftohta.

“Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat