“Temperaturat do ulen, në veri-lindje pritet të bjerë borë”/ Meteorologu: Të premten reshje shiu të dendura, shoqëruar me erëra të forta

Shqipëria

“Temperaturat do ulen, në veri-lindje pritet të bjerë borë”/ Meteorologu: Të premten reshje shiu të dendura, shoqëruar me erëra të forta

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 14:01
Meteorologu Hakil Osmani

Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje me Skype në News 24 dha parashikimin e motit për këtë javë.

Osmani tha se temperaturat në ditët në vazhdim pritet që të bien. Ai tha se në veri-lindje pritet që të bjerë dëborë. Sipas meteorologut, të premten priten reshje të dendura shiu, shoqëruar me erëra të forta.

Meteorologu Hakil Osmani: Nata vonë do jetë me vranësira dhe në mëngjes do kemi reshje shiu. Mesdita dhe pasditja nesër pritet të ketë reshje të dendura. Probleme do kemi në qarqet e veriut, por edhe në zona të tjera të vendit, në Tiranë, Elbasan, por probleme mund të ketë edhe në Durrës, Lezhë e Vlorë.

Era do të fryjë deri në 80 km/orë në det të hapur. Priten ulje të temperaturave dhe në veri-lindje pritet të bien reshje dëbore. Edhe të shtunën e të dielën do kemi ulje të temperaturave. Presim edhe prezencën e ngricës në rrugë, kryesisht në veri-lindje, prandaj shoferët duhet të kenë kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat