“Në janar do shkonin në SHBA”, gazetarja jep detajet: Babai i Martinit ishte në punë kur ndodhi vrasja…

Shqipëria

“Në janar do shkonin në SHBA”, gazetarja jep detajet: Babai i Martinit ishte në punë kur ndodhi vrasja…

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 15:34
Gazetarja Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala në rubrikën “Opinion” në News24, duke folur për vrasjen e Martin Canit, nxënësit 14-vjeçar, që u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, ka rrëfyer detaje mbi atë se si babai i viktimës mësoi ngjarjen tragjike.

“Unë kam pasur rastin të takohem pothuajse çdo ditë me babai e Martinit, pasi ai punonte kamarier në një lokal para Prokurorisë së Posaçme. Ditën kur ka ndodhur ngjarja, në ato momente, ai i ka servirur kafen një mikeshës sime. i ka treguar se në janar do të largohej në SHBA, sepse kishte bërë bashkim familjar. Kur ka mësuar ngjarjen, u trondit shumë.

Punonjës të lokalit thanë se ai nuk dinte çfarë të bënte, dhe kur shkoi në spital e gjeti djalin të pajetë”, tha Lala.

Gazetarja u shpreh se autori i krimit, një tjetër adoleshent, u akuzua nga Policia për vrasje me dashje me mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Por sot Prokuroria i ka ndryshuar akuzën duke e akuzuar “vrasje për shkak të cilësive të veçanta” dhe armë mbajtje pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat