Gazetarja Klodiana Lala në rubrikën “Opinion” në News24, duke folur për vrasjen e Martin Canit, nxënësit 14-vjeçar, që u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, ka rrëfyer detaje mbi atë se si babai i viktimës mësoi ngjarjen tragjike.
“Unë kam pasur rastin të takohem pothuajse çdo ditë me babai e Martinit, pasi ai punonte kamarier në një lokal para Prokurorisë së Posaçme. Ditën kur ka ndodhur ngjarja, në ato momente, ai i ka servirur kafen një mikeshës sime. i ka treguar se në janar do të largohej në SHBA, sepse kishte bërë bashkim familjar. Kur ka mësuar ngjarjen, u trondit shumë.
Punonjës të lokalit thanë se ai nuk dinte çfarë të bënte, dhe kur shkoi në spital e gjeti djalin të pajetë”, tha Lala.
Gazetarja u shpreh se autori i krimit, një tjetër adoleshent, u akuzua nga Policia për vrasje me dashje me mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Por sot Prokuroria i ka ndryshuar akuzën duke e akuzuar “vrasje për shkak të cilësive të veçanta” dhe armë mbajtje pa leje.