Shqipëria, zyrtarisht në SEPA/ Pjesë e zonës së pagesave në euro, Rama: Hap pranë BE

Shqipëria

Shqipëria, zyrtarisht në SEPA/ Pjesë e zonës së pagesave në euro, Rama: Hap pranë BE

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 17:05
Kryeministri Edi Rama

Shqipëria këtë të enjte është bërë pjesë e sistemit unik europian të pagesave, i njohur si (SEPA).

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur këtë arritje historike, ndërsa thotë se “dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025”.

Sipas Ramës, ky është një tjetër hap në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave, që do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025.

Miliona e miliona EURO të kursyera nga detyrimet mbi dërgesat, falë rritjes së besimit tek Shqipëria dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt majës së anëtarësimit në BE”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat