Iu gjet biçak në çantë, zbardhet deklarata e 13-vjeçarit: E kisha harruar pa dashje, nuk kisha qëllime të këqija

Shqipëria

Iu gjet biçak në çantë, zbardhet deklarata e 13-vjeçarit: E kisha harruar pa dashje, nuk kisha qëllime të këqija

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Është zbardhur deklarata e 13-vjeçarit nga Bilishti i Korçës, që iu gjet një mjet prerës (biçak) në çantë.

13-vjeçari përpara policisë ka deklaruar se nuk kishte qëllime të këqija, por e ka harruar në çantë pa dashje.

Sipas tij, një ditë më parë ka qenë duke luajtur në ambientet e banesës së tij me biçakun dhe për një moment e ka futur në çantë pa vetëdije.

Pyetur nga policia edhe psikolog apo mësues në këtë shkollë ato kanë deklaruar se i mituri është tip i qetë, me sjellje të mirë dhe që nuk është konfliktuar asnjëherë më parë me asnjë shok.

Pas ngjarjeve të njëpasnjëshme në qarkun e Korçës dhe jo vetëm policia ka shtuar kontrollet nëpër shkolla.

Kujtojmë se ishte policia ajo që njoftoi se 13-vjeçarit i ishte gjetur biçak në çantë, pas kontrolleve të kryera në një shkollë 9-vjeçare në rrethin e Devollit.

Njoftimi i policisë:

Ditën e sotme, në bazë të informacionit të marrë nga një mësuese dhe nga ndihmësspecialisti i zonës, se në një shkollë 9-vjeçare në rrethin e Devollit, një nxënës 13 vjeç mbante në çantë, një mjet prerës (biçak), menjëherë mësuesja, në prani të psikologes dhe stafit drejtues të shkollës, ka kryer kontroll në çantën e 13-vjeçarit.

Nga kontrolli i çantës u gjet mjeti prerës (biçak), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll.

Nxënësi, i cili nuk ka shfaqur më parë probleme në sjellje në shkollë, është duke u pyetur në prani të prindit, psikologut dhe punonjësit social të shkollës, nga specialisti për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll. Të gjitha veprimet po kryhen në drejtimin e prokurorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat