Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

Shqipëria

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 17:15
Jorgo Goro

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro lidhur me vendimin e Apelit për sekuestrimin e apartamentit të tij.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi vendosën rrëzimin e rekursit për vendimin e dhënë nga Apeli në datë 31 korrik të këtij viti.

Apeli i GJKKO vendosi të sekuestrojë apartamentin 81 metra katrorë të ish kryetarit të bashkisë se Himarës. Për këtë, u ngarkua Prokuroria e Posaçme dhe Agjencia për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Jorgo Goro po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe pasurinë e tij dhe aktualisht është vënë në dy masa sigurie “arrest në burg”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat