Ndotje alarmante në Vlorë/ Mbeturinat në kanalet kulluese, shqetësim për banorët

Shqipëria

Ndotje alarmante në Vlorë/ Mbeturinat në kanalet kulluese, shqetësim për banorët

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Ditët me reshje shiu dhe erë të fortë bëjnë që në Vlorë të kuptohet ndotja e madhe që i shkaktohet kanalizimeve. Mbeturina të shumta të hedhura nga qytetarët në kanalet kulluese dhe kanalet e ujërave të zeza, të cilat përfundojnë në det, teksa vetë deti, si rrjedhojë e rrymave, i kthen në breg të detit ato.

Kjo është situata një ditë mbas reshjeve në qytetin e Vlorës, me qindra mbeturina kanë dalë në breg të detit, pasi janë hedhur nga qytetarët në kanalet.

“Unë kam këtu që kur ka filluar Lungomare; kam filluar punë me pastrimin e kësaj zone, se është tepër zonë e pisët; njerëzit janë të pandërgjegjshëm; ata i kemi promovues të gjithë kësaj situate; e gjitha kjo prej popullatës vjen, se nuk vjen nga natyra. Natyra sjell barishte, por jo kështu mbeturinash. Këtu duhet të ndërhyjnë urgjentisht organet ligjzbatuese, policia bashkiake. Ata i hedhin që nga fabrika e çimentos, dhe kanali i sjell këtu”,- tha punonjësi i ndërmarrjes së shërbimeve publike.

Për qytetarët e Vlorës është një fenomen që ndodh çdo vit dhe që nuk përkon me promovimin e qytetit turistik bregdetar. Ata kërkojnë pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve kulluese.

Një prej kanaleve kulluese kryesore të Vlorës, Kanali i Siavit, derdhet në det në Lungomare. Pasi ky kanal pëshkon disa lagje, përfundon në det, duke marrë me vete tonelata me mbeturina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat