Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuesem, e cila rrëzoi pretendimet e tij se SPAK duhej të merrte autorizim nga Kuvendi për caktimin e masave të sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.
Gjykata Kushtetuese pranoi sot pjesërisht padinë e kreu të PD Sali Berisha për masat e para të sigurisë ndaj tij, për detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.
Kushtetuesja ka shfuqizuar masën për ndalim dalje jashtë vendit të Berishës, duke e konsideruar si cënim të proporcionalitetit, ndërsa la në fuqi masën e detyrimit me paraqitje.
Lidhur me këtë, në fjalimin e tij nga ballkoni, Sali Berisha tha se vendimi i Gjykatës ndaj tij është i turpshëm dhe se është një vendim që dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë, sipas tij.
Sali Berisha: Të dashur miq, para se të vinit këtu, kryetarja e Gjykatës Antikushtetuese doli në konferencë shtypi. Doli në konferencë shtypi dhe informoi një vendim të turpshëm, një vendim që dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë.
Një vendim që është i barabartë me një të një gjykate fakti.
Një vendim që Gjykatën Kushtetuese e shpall jokushtetuese, antikushtetuese.
Edhe njëherë miq, ndjehem krenar që mbrojta Kushtetutën, qëndrova kundër puçit që i bëri parlamentit një grusht horrash në organizatën kriminale të Skapit të partisë dhe gjykatësja me 5 mbiemra.
Mbrojtja Kushtetutën, ndarjen e pushteteve nga një puç i ulët. Kurse Gjykata Kushtetuese, në një vendim të turpshëm, quan joproporcional, nuk bën fjalë se i merret pushteti parlamentit me vendimin ekstrakushtetuese, ekstraligjor.
Një kapitull tjetër i turpit, i paralajmëruar 10 ditë më parë nga Ulsi Manja me dokumente se Rama na njoftoi për vendimin që do merrej.