Vrasja e 14-vjeçarit/ Laert Vasili: Kemi vrarë të ardhmen, jetojmë nën terrorin e një politike të dhunshme

Shqipëria

Vrasja e 14-vjeçarit/ Laert Vasili: Kemi vrarë të ardhmen, jetojmë nën terrorin e një politike të dhunshme

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 22:08
Polemisti Laert Vasili

Polemisti Laert Vasili i ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News, duke komentuar ngjarjen tragjike të vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani, tha se promovimi i dhunës është prezent kudo.

Ai theksoi se shqiptarët jetojnë nën terrorin e politikës së dhunshme.

Sipas tij, të gjithë bashkë si shoqëri me modelet që promovojmë  kemi ndikuar në uljen e nivelit kulturor në shoqëri.

“Në Shqipëri, ka vite tashmë që promovohet një sistem i dhunës, pra promovohet dhuna. Në jetojmë nën terrorin e një politike të dhunshme, që buron nga mediat, me prototipat që promovohen nga emisionet. Ne jetojmë në llahtarë, ne ja arritëm, ne vramë të ardhmen”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat