Gazetari Xhevahir Zhabina deklaroi në një studio televizive se vrasja e Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit të Krimeve të rënda, Fran Prendi nuk ka lidhje me detyrën që ka patur ky i fundit.
“Për shkak të komunikimeve që kam patur, nuk mendoj se ka të bëjë me detyrën e babait.
Mendoj se nuk është pista për shkak të detyrës. Grupi hetimor po fokuson punën te udhëtimet që ka patur 27-vjeçari drejt vendeve të Europës. Këtu është fokusuar puna e grupit hetimor. Dhe më pas nëse ky konflikt apo aktivitet është importuar drejt Tiranës.
Nuk kanë lënë shumë prova në vendin e ngjarjes. Nga mënyra si lëvizi makina, kanë qëlluar 7-8 plumba dhe kanë djegur mjetin. Është gjetur arma e krimit, që nuk është ndonjë provë e fortë, për shkak të dëmtimit që ka marrë. Fokusi është ky, nuk mendoj se ka të bëjë me detyrën”.