Vrau të miturin Martin Cani dhe plagosi shokun e tij, mbahet sot seanca gjyqësore e 14-vjeçarit

Shqipëria

Vrau të miturin Martin Cani dhe plagosi shokun e tij, mbahet sot seanca gjyqësore e 14-vjeçarit

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 08:14
Mario Prelleshaj ndodhet në një spital privat pas plagëve që mori gjatë sherrit ku mbeti i vdekur bashkëmoshatari.

Sot do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Mario Prelleshajt, 14-vjeçarit që vrau me thikë Martin Canin dhe plagosi rëndë shokun e tij gjatë një sherri.

Pritet që adoleshentit t’i caktohet masa e sigurisë, në orën 09:30.

Mario Prelleshaj ndodhet në një spital privat pas plagëve që mori gjatë sherrit ku mbeti i vdekur bashkëmoshatari.

Sipas informacioneve, masa pritet t’i komunikohet në spital.

“Ju njoftoj se seanca gjyqësore për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj të miturit në konflikt me ligjin M.P. do të zhvillohet me datë 22.11.2024, ora 09:30”, sipas njoftimit.

E gjithë Shqipëria u trondit të hënën pas ngjarjes tragjike, ku një 14-vjeçar u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre, shkruan Top Channel.

Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë, një 14-vjeçar, ka goditur disa herë me thikë Martin Canin, plagë të cilat i morën jetën.

Katër plagë ka marrë edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, në rrjetet sociale i mituri ka shpërndarë disa foto, teksa pozon “me krenari” pas krimit, i ulur në sediljen e pasme të një mjeti.

Në foto ai tregonte edhe dorën e gjakosur e të fashuar, pasi është lënduar gjatë sulmit.

Po ashtu kanë qarkulluar edhe foto të thikës me përmasa të mëdha, me të cilët dyshohet se ka kryer aktin e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat