Kryeministri Edi Rama ka ndarë një videomesazh në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe për të uruar shqiptarët.
“MIRËMËNGJES 🇦🇱 Gëzuar ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe🫶”, shkruan Kreu i Qeverisë.
Në videomesazh thuhet se shqipja është zëri i atdheut që na bashkon me rrënjët tona sado larg që janë shqiptarët.
“Gjuha shqipe është familja, trashëgimia e traditës dhe kujtesa e gjallë që lidh brezat. E lashtë, e bukur, e pasur shqipja jonë ka udhëtuar ndër shekuj.
E kaluara jonë që flet me të ardhmen përmes gjuhës.
Sado larg të jemi shqipja është zëri i atdheut që na bashkon me rrënjët tona.
Gjuha është muzika e shpirtit e ruajtur në fjalë e këngë.
Gjuha shqipe, dje, sot, përgjithmonë”, është mesazhi i përcjellë në video.