Presidenti i Shqipërisë ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
E alfabetin e gjuhës shqipe, Begaj e quan si thesarin më të çmuar e simbolin më të bukur të bashkimit kombëtar, transmeton klankosova.tv.
“Dita Kombëtare e Alfabetit nuk është thjesht festa e shkronjave shqipe, por përkujtim i shekujve të qëndresës së gjuhës sonë në të shkuarën, mirënjohje për vlerat e bukurinë e saj në të tashmen dhe një zotim për ta çmuar e iu dedikuar në të ardhmen.
Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!”, ka shkruar Begaj në Facebook.