Pamje te reja nga ekzekutimi i djalit te ish gjyqtarit.Është siguruar një tjetër video nga momenti i vrasjes së 28-vjeçarit Klaudio Prendi. Në videon 16-sekondëshe shihet viktima që shkon dhe hyn te makina e tij “Mercedez Benz G Class” dhe direkt vjen makina e autorëve që ndalon pranë asaj të Prendit, kryen ekzekutimin dhe largohet.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së të hënës në rrugën “Xhanfize Keko”, në kryeqytet.
Djali i ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Fran Prendi kishte dalë nga një lokal i zonës dhe sapo kishte hipur në automjetin e tij tip “Mercedez Benz G-Class”, në momentin kur autorët i afrohen paralel me një mjet tip “Audi” me ngjyrë të bardhë dhe zbrazin breshëri plumbash në drejtim të tij.
Ndërkohë Policia e Tiranës ka shtuar pistat e hetimit në lidhje me vrasjen e Klaudio Prendit. Burime nga grupi hetimor treguan, agjentët janë duke hetuar atë të dhënies së parave me fajde, basteve sportive, përfshirë edhe lidhjet e tij të dyshimta me aktivitete jashtë vendit.
Grupi hetimor ka dyshime që persona të ndryshëm të kenë fituar shuma të mëdha parash në baste, të cilat Prendi nuk ua ka shlyer.
Videon mund ta gjeni duke klikuar këtu.