Mbrëmjen e djeshme një aksident u raportua në Maliq, ku një bari dhe bagëtitë e tij janë përplasur nga një automjet, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendngjarja.
Policia njofton se 20-vjeçari i cili shkaktoi aksidentin, është identifikuar e më pas u vu nën pranga.
Njoftimi:
L. S., 20 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ” Largim nga vendi i aksidentit” pasi duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka përplasur shtetasin I. S., 62 vjeç, banues në Rëmbec, dhe 3 bagëti të imta. 63-vjeçari po merr mjekim në spital. Pas aksidentit ky shtetas u largua nga vendi i aksidentit por u identifikua dhe u kap më pas nga shërbimet e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë ,për veprime të mëtejshme.