Gjykata ka vendosur të lërë në burg ish kreun e Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona.
Kona akuzohet për shpërdorim detyre, për rastin e regjistrimit me dokumente false të një sipërfaqe toke rreth 13.000m2 tokë në Gjirin e Lalzit.
Nga hetimet rezultoi se për këtë pasuri nuk është lëshuar asnjëherë AMTP nga institucionet përkatëse, si dhe nuk ka asnjë dokumentacion apo aplikim në ASHK në lidhje me këtë pasuri.
“Avokatët mbrojtës kanë kërkuar masë më të lehtë, atë të detyrimit të paraqitjes, sepse Kona ndodhet në spitalin Rajonal të Durrësit, pasi nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”, raportoi ndër të tjera, gazetari Leonidha Musaj.