I vuri zjarrin banesës, arrestohet 55-vjeçari

Shqipëria

I vuri zjarrin banesës, arrestohet 55-vjeçari

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 12:14
Ilustrim

Një 55 vjeçar është arrestuar nga policia për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Sipas policisë, Durim Rusi, dyshohet se i ka vënë zjarrin vetë banesës në fshatin Sovjan.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një zjarr në fshatin Sovjan, në banesën e shtetasit D. R., 55 vjeç, iu informojmë se Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, arrestuan në flagrancë 55 vjeçarin për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ai dyshohet se i ka vënë vetë zjarrin banesës.”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat