Një 55 vjeçar është arrestuar nga policia për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Sipas policisë, Durim Rusi, dyshohet se i ka vënë zjarrin vetë banesës në fshatin Sovjan.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një zjarr në fshatin Sovjan, në banesën e shtetasit D. R., 55 vjeç, iu informojmë se Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, arrestuan në flagrancë 55 vjeçarin për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Ai dyshohet se i ka vënë vetë zjarrin banesës.”, njofton policia.