Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut ka përfshirë ditën e sotme zonën e Gjirokastrës.
Moti i keq ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra malorë të qarkut, ndërsa stafet teknike të OSHEE-së po punojnë për rikthimin e furnizimit me energji për banorët.
Reshjet intensive të shiut nuk kanë shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore ndërsa niveli i ujit të lumit Drino është në parametrat normalë për stinën.
Strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri për evitimin e problematikave të mundshme për banorët e Qarkut Gjirokastër.