Reshjet masive të shiut, ndërpritet furnizimi me energji elektrike në disa fshatra të Gjirokastrës

Shqipëria

Reshjet masive të shiut, ndërpritet furnizimi me energji elektrike në disa fshatra të Gjirokastrës

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 12:17
Gjirokastër

Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut ka përfshirë ditën e sotme zonën e Gjirokastrës.

Moti i keq ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra malorë të qarkut, ndërsa stafet teknike të OSHEE-së po punojnë për rikthimin e furnizimit me energji për banorët.

Reshjet intensive të shiut nuk kanë shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore ndërsa niveli i ujit të lumit Drino është në parametrat normalë për stinën.

Strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri për evitimin e problematikave të mundshme për banorët e Qarkut Gjirokastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat