“Nuk mbaj mend çfarë ka ndodhur”/ Ja çfarë tha Mario Perlleshaj, refuzoi të tregojë ku është fshehur thika e krimit

Shqipëria

“Nuk mbaj mend çfarë ka ndodhur”/ Ja çfarë tha Mario Perlleshaj, refuzoi të tregojë ku është fshehur thika e krimit

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 12:47
Masa e sigurisë iu dha në ambientet e një spitali privat

Ditën e sotme u dha masa e sigurisë për Mario Perlleshin i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Canaj.

Masa e sigurisë iu dha në ambientet e një spitali privat ku është shtruar i mituri pasi mbeti i lënduar nga përleshja me thikë me viktimën. Mario u pyet sërish pvr ngjarjen por ai karefuzuar të tregojë gjithashtu edhe për thikën me të cilën u krye krimi, ai refuzoi të tregojë ku është fshehur.

“Nuk mbaj mend asgjë”, mësohet të ketë thënë i mituri.

Mario Perlleshit iu dha msa e sigurisë “arrest me burg” nga prokurorja Alma Felaj. Hetuesit janë kthyer sërish sot në vendin e ngjarjes, pasi nuk është gjetur as thika me të cilën është kryer krimi, dhe as telefoni e çanta e Përlleshit.

Mësohet se policia ka sekuestruar pamje të tjera nga kamerat e sigurisë në zonë me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të dyshuar të autorit. Grupi hetimor po verifikon se kush janë personat që e morën nga vendngjarja dhe që e kanë ndihmuar për të fshehur provat e krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat